AKTUALITET

“Prokuroria të ndërhyjë urgjentisht!”, si po helmohen qytetarët e Elbasanit

11:56 - 22.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike në Elbasan Endri Hasa ka denoncuar ndotjen e ajrit në këtë qytet gjatë natën nga rafineria e përpunimit të naftës.




Përmes një video të publikuar në Facebook, Hasa thekson se sipas premtimit të qeverisë dhe Ministrit Gjiknuri, licenca koncesionare duhej anuluar nga ndotja e mjedisit. Por se siç shihet në pamjet e publikuara, rafineria vijon normalisht punën dhe dëmin që i shkakton mjedisit dhe qytetarëve.

Demokrati i bën thirrje Prokurorisë të nisë urgjentisht hetimet për këtë shkelje që po bëhet në Elbasan.

“Helmimi vazhdon! Populli i Elbasanit i dënuar të thithë tymin e rafinerisë. Ky është krim, është vrasje. Prokuroria të ndërhyjë urgjentisht!” thotë deputeti demokrat


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.