BOTA

Shpërthim në një fabrikë kimike, 6 të vdekur dhe disa persona të plagosur

13:29 - 22.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën 6 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një fabrikë kimike në Çeki.




Shpërthimi ndodhi në qytetin e Kralupy nad Vltavou, në veri të kryeqytetit, Pragë, teksa në një prononcim për mediat zëdhënësja e zjarrfikësve tha se nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur disa persona, numri i të cilëve nuk dihet ende.

“Ne kemi marrë informacion rreth gjashtë të vdekurve dhe disa të tjerë të plagosur rëndë”, tha zëdhënësja Vladimira Kerekova, për agjencinë e lajmeve CTK.

Në një deklaratë të shkurtër, Unipetrol tha se një zjarr shpërtheu në një rezervuar dhe se nuk kishte rrezik të mëtejshëm.

Televizioni çek raportoi se nuk kishte rrezik për banorët në Kralupy pasi qyteti ishte pak larg nga impianti.

Unipetrol është një nga kompanitë më të mëdha shpërndarëse të naftës dhe prodhues i plastikës në Republikën Çeke.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.