BOTA

Shqiptari pasues i Donald Lu?! Reagon Shtëpia e Bardhë

13:24 - 22.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pak ditë më parë, shqiptari Peter Lumaj do të deklaronte se administrata e Trump i propozoi pak muaj më parë për të qenë ambasador i SHBA në Tiranë, duke zëvendësuar kështu Donald Lu.




Por nuk ka vonuar përgjigja e Shtëpisë së Bardhë. Helen Aguirre Ferre, drejtorja e Shtëpisë së Bardhë për çështjet e mediave, i cili thekson se një gjë e tillë është e pavërtetë.

“Nuk mund të komentojmë vendimet personale, që mund ose nuk mund të kenë ndodhur,” tha Helen Aguirre Ferre, raporton CT Mirror.

Kujtojmë që Lumaj, një nga mbështetësit e Presidentit Donald Trump, tha se kishte marrë këtë propozim pas zgjedhjeve të vitit 2016, por që e kishte refuzuar.

“Administrata Trump kontaktoi me mua pas zgjedhjeve të 2016, për të parë nëse isha i interesuar për pozicionin dhe unë i refuzova. Procesi ishte një veting në vetvete. Nuk iu nënshtrova procedurave zyrtare, sepse nuk kisha asnjë interes për ta pranuar postin” do të deklaronte shqiptari që prej 30 vitesh ka emigruar në SHBA.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.