SPORT

Skënderbeu dorëzohet në UEFA, sytë nga KAS

10:20 - 22.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Skënderbeu ka njoftuar zyrtarisht se është zhvilluar seanca dëgjimore në Komisionin e Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s, lidhur me procedimin disiplinor ndaj klubit korçar. Në këtë seancë kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit tanë ligjorë, të cilët kanë argumentuar mospërfshirjen dhe pafajësinë e plotë të klubit në veprimtaritë e pretenduara nga Inspektorët e Disiplinës të UEFA-s.




Klubi bardhekuq deklaron se ka besim te strategjia e ndjekur nga ana e përfaqësuesve të tij ligjorë, teksa frytet e vërteta pret t’i arrijë vetëm në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, pasi paralajmëron tifozët dhe opinionin se dënimi nga UEFA është i pashmangshëm. Kjo pasi sipas klubit korçar duhet marrë në konsideratë natyra e konfliktit, specifika që paraqet gjykimi disiplinor në organet juridike të UEFA-s dhe veçanërisht, ekzistencën e një marrëdhënie institucionale ndërmjet organit të akuzës dhe të gjykimit. Skënderbeu, nëpërmjet komunikatës, dëshiron të sqarojë sportdashësit dhe opinionin publik se procesi gjyqësor për çështjen në fjalë është në fazën fillestare të tij dhe se Klubi i Futbollit Skënderbeu është i gatshëm të mbrojë investimet dhe punën disa-vjeçare në të gjitha shkallët e gjykimit, qofshin ato sportive apo civile.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.