Show-Bizz

Surpriza në formulën e “MasterChef Junior”, nuk do të eliminohet 1 fëmijë, por…

20:30 - 22.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të martën e datës 27 mars do të nisë për herë në parë në ekranin e RTSH gara e gatimit “MasterChef Junior”, e cila do të ketë si konkurrentë fëmijë të moshave nga 8 në 14 vjeç.




Fëmijët e përzgjedhur nga çdo vend i Shqipërisë janë super talente në kuzhinë dhe jo vetëm dhe janë gati për të shpalosur aftësitë e tyre. Stafi realizues i këtij programi vjen pas një suksesi prej tre sezonesh me MasterChef-in për të rritur.

Gara fillimisht do të nisë me 32 fëmijë të cilët do të jenë në fazën e parë. Këta fëmijë do të ndahen në 4 grupe me nga 8 fëmijë, por numri i të eliminuarve në secilin grup nuk është i përcaktuar. Pas kësaj faze të parë do të mbesin 16 fëmijë të cilët hyjnë në fazë e dytë të garës. Ndryshe nga formula e të rriturve çdo javë në “MasterChef Junior” nuk do të eleminohet 1 fëmijë, por do të jenë eleminime dyshe, pra nga dy fëmijë për çdo episod. Gjatë episodeve janë menduar lojëra, çaste gazmore të ndryshme, dhurata si dhe të ftuar VIP për t’i dhënë më tepër zbavitje fëmijëve dhe spektaklit.

Në çdo episod do të shpallet më i miri duke patur kështu përfitime të ndryshme si dhurata apo të drejtën për të zgjedhur temën e gatimit apo edhe për të shpëtuar një shok. Në fund përveç kupës së “MasterChef Junior” fituesi do të përfitojë një udhëtim në Disneyland së bashku me familjen. Gjykimi i fëmijëve do të bëhet nga 3 ekspertë të fushës si shefi i kuzhinës Juli Zguro, moderatorja e njohur Xheraldina Vula dhe shefi i kuzhinës Sokol Prenga.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.