Kryesore

“Ta pres fytin”, kërcënohet me thikë dhe goditet me grusht trajneri i Tiranës

10:51 - 22.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë nga ndodhur pak minuta më parë në kompleksin stërvitor “Skënder Halili gjatë seancës stërvitore. Trajneri i 17-vjeçarëve të Tiranës, Migen Memelli është kërcënuar me thikë nga një prej prindërve të lojtarëve.




Autori e goditi fillimisht me grushta dhe më pas ka nxjerrë thikën. Por për fat të mirë, trajneri pogradecar është shmangur, duke shpëtuar pa pasoja.

Mësohet se shkak për këtë sulm është bërë mospërfshira e djalit të agresorit në 11-shen e titullarëve.

Prindi i një fëmije, i cili është identifikuar me inicialet A.C, e ka kërcënuar Memellin, duke iu drejtuar: “Te pres fytin”.

Agresori është shoqëruar në komisariat dhe do të procedohet penalisht.

Vetë Memelli lidhur me këtë ngjarje është shprehur i shokuar, ndërsa ka bërë të ditur se nuk ka dëmtime fizike. “Jam shokuar nga ngjarja. U godita disa herë me grushte në fytyrë. Më goditi Abdyl Çejku”, – ka thënë Memelli.

Kujtojmë këtu se vetëm një muaj më parë u sulmua me thikë edhe trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka.

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.