SPORT

Tronditet futbolli, zbulohet skandali seksual te futbollistët e rinj

14:59 - 22.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një skandal abuzimi dhe shfrytëzimi të fëmijëve ka tronditur futbollin argjentinas dhe në veçanti klubin prestigjoz të Indipendiente Avellanada.




Skandali u zbulua nga gazetari Gustavo Grabia në programin “No Todo Pasa”. Një i ri 17 vjeçar ka rrëfyer te psikologia abuzimet e bëra ndaj tij dhe shokëve.

Djaloshi ishte pjesë e ekipeve të moshave të Indipendentes ndërsa tregoi mënyrën se si 4 bashkëmoshatarë të tjerë, janë përdorur për shërbime të vazhdueshme seksuale.

Rrjetin e prostitucionit, sipas asaj që ka thënë djaloshi, e drejtonte një ish-lojtar i Indipendientes, me ndihmën e një arbitri që gjykonte ndeshjet e të rinjve.

Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pasi dyshohet se kjo skemë prostitucioni mund të jetë përhapur edhe në skuadrat e tjera.

Ky rrëfim i 17-vjeçarit ka tronditur botën e futbollit argjentinas dhe jo vetëm. Kujtojmë që një rast i ngjashëm u regjistrua në Angli, ku ish-trajneri Benell, u dënua me 31 vite burg, pasi shfrytëzoi seksualisht 50 futbollist të moshës 12-15 vjeç, nga viti 1979 deri në 1991.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.