BOTA

Uron për Nevruzin, Trump kritikohet për mesazhin e tij

12:08 - 22.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Donald Trump ka uruar Iranin dhe të gjithë besimtarët në botë, “Një Nevruz të bukur dhe të bekuar”, i cili ndryshe quhet edhe si Viti Persian.




Teksa shpreh urimet për popullin e Iranit në veçanti, Trump nuk ka lënë pas as akuzat e tij, duke e quajtur qeverinë të korruptuar.

“Historia e Nevruz-it është e rrënjosur në Iran, ku për mijëvjeçarë një komb krenar ka kapërcyer sfida të mëdha nga forca e kulturës së saj dhe elasticitetit të popullit të saj. Sot, Irani po përballet me një tjetër sfidë, qeveritarët të cilët i shërbejnë vetvetes në vend që t’i shërbejnë popullit”, thuhet në urimin e Trump.

Madje ai i quajti trupat e Gardës Revolucionare Islamike si një “ushtri armiqësore që brutalizon dhe vjedh nga populli iran për të financuar terrorizmin jashtë vendit”.

Ai shtoi se këto trupa kanë shpërdoruar pasurinë e Iranit për të mbështetur “regjimin e Asadit dhe mbështetur militantët dhe terroristë në Siri, Iran dhe Jemen sesa iranianët e zakonshëm të cilët luftojnë ekonomikisht dhe e kanë të pamundur të festojnë festat si Nevruzi”.

“Mashtrimi është bërë një politikë zyrtare shtetërore. Për të fshehur të vërtetën, sundimtarët e Iranit shtypin të drejtat e qytetarëve të tyre për të pasur një asamble të lirë, qasje në informata dhe mundësi të barabarta”, thuhet në deklaratën e Trump.

Si kundërpërgjigje ndaj Trump, por pa cilësuar emrin e tij, Ministri i Jashtëm i Iranit Mohammad Javad Zarif përmes një postimi në Twitter shkroi se “me mijëvjeçarë të civilizimit, iranianët kanë thellësinë historike për të injoruar fyerjet absurde të një udhëheqësi të rrugës”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.