BOTA

Vjedhja e të dhënave, Zuckerberg thyen heshtjen: Jam përgjegjës

10:16 - 22.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zuckerberg thyen heshtjen, pranon vjedhjen e të dhënave të përdoruesve




Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, ka pranuar se rrjeti social “ka bërë gabime” që çuan në shfryutëzimin e miliona të dhëna të përdoruesve të Facebook nga një konsulencë politike.

Cambridge Analytica është akuzuar për përdorim të paautorizuar të të dhënave në emër të klientëve politikë.

Pas kësaj akuze, ka reaguar në profilin e tij në Facebook, themeluesi Mark Zuckerberg, i cili u shpreh se kishte shkelur  besimin.

“Dua të ndaj me ju reagimin mbi situatën rreth asaj që është zbuluar në skandalin e ‘Cambridge Analytica’-s, përfshi këtu edhe hapat që kemi ndërmarrë dhe ato që pritet të marrim për të adresuar këtë çështje të rëndësishme.

Ne kemi përgjegjësinë për të mbrojtur të dhënat tuaja dhe, nëse nuk do të mundemi ta bëjmë këtë, atëherë nuk e meritojmë t’iu shërbejmë. Kam punuar këto ditë për të kuptuar saktësisht se çfarë ndodhi dhe sesi të sigurohem që kjo gjë të mos ndodhë më sërish. Lajmi i mirë është se veprimet më të rëndësishme për të parandaluar ripërsëritjen e kësaj gjëje, ne i kemi ndërmarrë vite më parë. Por, sigurisht që kemi bërë edhe disa gabime, ndaj kemi shumë për të bërë dhe duhet të përshkallëzojmë veprimet tona”, shkruan ai.

Zurckeberg shton se vazhdimisht është përpjekur për të mos lejuar aplikacione që të marrin dhe të shfrytëzojnë të dhënat e përdoruesve dhe se po punon me organet ligjzbatuese  për të hetuar ngjarjen.

Si një krijim i tij, ai mori përgjegjësinë për ngjarjen e ndodhur dhe se është shprehur se do të bëj gjithçka është e nevojshme për të sigurinë e  të dhënave të përdoruesve.

“Unë e themelova Facebookun dhe sigurisht që në fund të fundit jam unë përgjegjës për atë që ndodh në platformën tonë. Dua t’iu siguroj se jam i ndërgjegjshëm kur them se do të ndërmarr çfarë nevojitet për të mbrojtur komunitetin tonë”, shkruan Zuckerberg.

Në një intervistë të dhënë më pas për CNN ai tha se ai ishte “ndihej keq” për çka kishte ndodhurdhe u zotua të marrë masa kundër “aplikacioneve mashtruese”.

Teksa shtoi se ishte do të ishte “i lumtur” të dëshmonte përpara Kongresit “nëse është gjëja e duhur për tu bërë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.