SPORT

Miqësorja e luksit, Brazili mposht Gjermaninë

23:14 - 27.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Brazili mposht Gjermaninë në Berlin, duke koleksionuar kështu fitoren e dytë në 4 ditë. Amerikanolatinët kanë mposhtur Kampionët në fuqi të Botës,  me rezultatin minimal 1-0.




Gjermania ishte skuadra që kontrolloi më gjatë topin, por pa arritur të kërcënojë rrezikshëm portën e brazilianëve, me këta të fundit që zgjodhën kundërsulmin.

Në një rast të ngjashëm, me sulmuesin Gabriel Jesus, që goditi me kokë dhe dërgoi topin në rrjetë, në minutën e 37’ të takimit.

Edhe në vijim, takimi pati të njëjtën tablo, teksa gjermanët kërkuan vazhdimisht të gjejnë golin e barazimit, por pa sukses.

Në këtë mënyrë, pas fitores 3-0 në Rusi, Brazili fiton edhe në Gjermani dhe merr maksimumin nga dy miqësoret në Europë, pa pësuar gol.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.