Fol me Psikologen

“Puth burrin e me shfaqet fytyra e një tjetri. Im shoq është njeri i përkushtuar, por…”

16:16 - 03.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Po kaloj një gjendje të vështirë. Puth burrin dhe me shfaqet fytyra e një personi që thjesht më pëlqen. Im shoq është njeri i përkushtuar, por pas 10 vitesh sikur kam nevojë për një emocion të ri. Motra me shaka me thotë qe po bëj si k… Nuk kam të drejtë të dëgjoj zemrën time?




-Përshëndetje e dashur! E kuptoj situatën tënde, por më lejo të të them se në raste të tilla duhet të jemi para së gjithash të ndershëm me veten. Ti thua se bashkëshorti yt është një njeri i përkushtuar, por kjo duket se nuk të mjafton pasi ke nevojë për një emocion të ri.

Në fakt në këtë frazë duket se je shumë e qartë për atë që do dhe kërkon. Nëse mendon dhe përfytyron dikë tjetër në momentin që puth burrin, e ke pyetur ndonjëherë veten se çfarë ndien për të? Nuk di se çfarë nënkupton me fjalën përkushtim, por mendja më shkon tek kujdesi që ai tregon ndaj teje dhe ndaj rolit të tij si bashkëshort.

Mund të jetë për ty edhe një shok shumë i mirë, por a mjafton kjo? Po kalon një fazë të vështirë pasi përkushtimi i njeriut që ke në krahë, duket se nuk mjafton. Sigurisht që nuk është kaq e thjeshtë të pranosh të vërtetën, janë 10 vite që jeni bashkë, megjithatë duhet të qartësosh situatën në të cilën ndodhesh.

Mos u ndiko nga paragjykimi, mos dëgjo atë që të tjerët thonë, përfshirë këtu edhe motrën, pasi kjo nuk do të vlente për asgjë. Fokusohu tek vetja dhe vlerëso nëse kjo ndjesi është e përkohshme, nëse kjo që po ndodh është nga ato krizat që çiftet përgjithësisht i kalojnë, nëse është kështu jepi kohë vetes dhe mendo si mund ta kaloni.

Ajo që ti i referohesh me termin emocion lidhet me seksualitetin dhe absolutisht që seksi është një nga pjesët më të rëndësishme në një raport në çift. Andaj nëse sheh se gjithçka dëshiron është një emocion i ri dhe partneri nuk të jep më asnjë ndjesi, kjo marrëdhënie nuk di se sa do të mund të zgjasë.

Fol me psikologen Ervisa Lula për historinë tuaj në adresën [email protected]


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.