AKTUALITET

Lista emërore dhe shumat/ Shpronësimet për TAP, dokumentet që duhen për të marrë paratë

09:30 - 07.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur kërkesën për shpronësim, marrjen në përdorim të përkohshëm dhe vendosjen e servitutit të kalimit, për pasuritë e paluajtshme që preken nga projekti, “Ndërtimi i linjës së tensionit dhe faciliteteve të tjera, pjesë e projektit të gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline (projekti TAP) AG”, në zonat Fier, Korçë, Devoll, Berat dhe Skrapar. Pronarët dhe personat që pretendojnë pronësinë mbi pasuritë që preken nga ky projekt duhet të dorëzojnë çdo dokument që disponojnë pranë ZVRPP-së përkatëse, mbi saktësimin dhe konfirmimin e pronësisë, sipërfaqeve, mungesat e dokumentacionit etj.




Subjekti
Subjekti kërkues i këtij objekti është është Trans Adriatic Pipeline AG Shqipëri, shoqëri e cila do zhvillojë një tubacion të gazit natyror, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë. “Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat, të cilët preken nga ky shpronësim sipas listave emërore bashkëlidhur, mbi masën e vlerësimit të llogaritur në zbatim të ligjit të posaçëm nr. 116/2013, datë 15.4.2013, në përputhje me Planin e Rehabilitimit të Jetesës. Personat që preken nga ky projekt, të cilët kanë emrin në listat emërore të publikuara, si dhe personat, të cilët preken, por nuk figurojnë në këto lista brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës, si dhe të shprehen nëse janë dakord me të dhënat e publikuara për përfundimin e procedurave të shpronësimit dhe të marrjes në përdorim të përkohshëm”-shkruhet në shpallje.

Listën e plotë me emrat e gjeni sot në “Gazeta Shqiptare” print, në çdo pikë shitje të gazetave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.