BLUETOOTH

Zbulohen fotot, i dashuri i Soni Malajt shfaqet kudo pranë saj

13:30 - 07.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj  – Ata të dy shihen pothuajse kudo bashkë dhe duken më se të dashuruar me njëri-tjetrin. Po flasim pikërisht për çiftin Soni Malaj dhe biznesmenin Klevi, të cilët duket se janë të pandarë. Këtë detaj e kemi zbuluar së fundmi edhe në postimet që bëjnë koleget e këngëtares. Jo më larg se para tri ditësh, ka qenë pikërisht këngëtarja Rovena Dilo, e cila ka publikuar në faqen e saj në ‘Instagram’ disa foto të grupit të “Dance with the stars” ku bën pjesë dhe Soni. Por detaji që nuk kishte si të na shpëtonte ishte pikërisht se në foto spikaste edhe i dashuri i Sonit, Klevi.




Kjo nuk është hera e parë që e shohim ta shoqërojë këngëtaren në eventet në të cilat merr pjesë. Ndërkohë që kujtojmë se historia e tyre nisi vetë dy vjet më parë, pasi u zbulua divorci me balerinin italian, Mirko Luccarelli, që këngëtarja Soni Malaj e cilësoi si tragjedi të vërtetë në jetën e saj, ku nisi fillim i ri, edhe për jetën sentimentale. U zbulua shumë shpejt nga mediat rozë se këngëtarja kishte rënë në dashuri sërish me një djalë nga Tirana, që quhej Klevi. Ndërkohë që ka qenë vetë këngëtarja, e cila ka pranuar në një emision televiziv t’u përgjigjet pyetjeve rreth kësaj historie. E ftuar për klipin e saj të ri me reperin Skivi, ajo jo vetëm që nuk e mohoi këtë histori, por me fytyrë të qeshur e duke mos e fshehur lumturinë e momentit, e pohoi nën zë. Nga mënyra si u përgjigj, artistja e pranoi për herë të parë në publik këtë lidhje.

Ndërkohë që mediat rozë më vonë zbuluan detaje të reja lidhur me historisë e re të dashurisë së Sonit. Ajo kishte nisur bashkëjetesën në Tiranë me të dashurin e saj Klevin dhe vajzën nga martesa me Mirkon, Annën, tashmë 6-vjeçare. I dashuri nuk ka asnjë lidhje me muzikën, por është biznesmen i një bar-kafe në Tiranë. Kjo histori e re me një djalë shumë simpatik dhe që i bashkonte pasioni i palestrës, për Sonin ishte drita në fund të tunelit, pasi po kalonte momente të vështira pas divorcit. Në fillim të njohjes ata u përpoqën ta mbanin sa më të fshehtë lidhjen, ndërsa tani e konsiderojnë njëri-tjetrin familje. Pas ndarjes nga Mirko, Soni u vendos përfundimisht në Tiranë bashkë me vajzën, e cila është tashmë nën kujdestarinë e saj. Soni dhe Klevi janë tashmë çifti i pandarë, pasi marrin pjesë edhe në aktivitete artistike të miqve të tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.