SPORT

De Biazi bën parashikimin: Këto skuadra italiane nuk do të kualifikohen

11:18 - 10.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, që i dërgoi kuqezinjtë për herë të parë në hisotori në një Kampionat Europian, atë të Francës, në vitin 2016, vijon të jetë një komentues i hollë në median italiane. Ai ka folur kësaj here edhe për shanset e dy skuadrave, Juventus dhe Roma, që të kualifikohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve:




“As Roma dhe as Juventusi nuk do të kualifikohen. Ekziston një diferencë e madhe teknike mes tyre dhe Barcelonës e Real Madridit”. Sipas 61-vjeçarit nga Sarmede, hendeku mes futbollit italian dhe ligave më të forta në Europë është bërë më i madh: “Të tjerët janë rritur. Kampionët nuk preferojnë më skuadrat italiane.

Dikur ia lejonim vetes të bënim investime të mëdha, ndoshta pa i menduar mirë, me rrezikun e asaj që bëri Parma. Jashtë Italisë vetëm Juventusi ia ka dalë të shkojë deri në fund. Të përballesh me një realitet tjetër, më superior, bëhet shumë më e vështirë.

Te Juventusi janë treguar të zotë në investime dhe në shitjen e futbollistëve në momentin e duhur. Kompeticionet ndërkombëtare janë bërë shumë të vështira. Në fund të fundit, vjen një arab dhe merr skuadrën që do”.

Po cila është zgjidhja e kësaj situate, e cila u dëshmua edhe me mbetjen jashtë finaleve të Botërorit të Rusisë të kombëtares axurre? De Biazi ka këtë përgjigje: “Nëse do të ishin gati lojtarë italianë për fazat e mëdha, Kombëtarja Italiane do të ishte në Kupën e Botës. Duhet durim. Ne duhet t’i bëjmë të rinjtë të luajnë pa presion dhe pa frikën se do të bëjnë gabime. Por kjo nuk ndodh në Itali”.

Edhe njëherë, De Biazi i rikthehet ndeshjes Roma-Barcelona dhe tregon çfarë loje pret:“Një ndeshje krenarie nga ana e Romës. Por, Barcelona është përdorur për kontekste shumë të rëndësishme, për të luajtur në faza gjithmonë të plota. Kampionati spanjoll ka skuadra të rëndësishme. Ka lojtarë me cilësi të madhe”.

Po vetë ai, çfarë po pret? “Një mundësi për të ardhur tek unë. Jam një person shumë i hapur për çdo mundësi. Kam gabuar në zgjedhjen për të shkuar në Spanjë, tek Alaves. Një zgjedhje emocionale dhe jo e zhytur në mendime dhe racionale, siç duhet ta kisha parë përvojën time”, – përfundon ish-trajneri kuqezi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.