SPORT

Roma bën mrekullinë, Barcelona jashtë Championsit!

23:19 - 10.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Do të jetë një mbrëmje për t’u mbajtur mend ajo e kësaj të martë në Champions League për tifozët e Romës.




Në “Olipmico”, verdhekuqtë kanë bërë mrekullinë duke përmbysur humbjen dhe duke nxjerrë jashtë kompeticionit gjigandët e Barcelonës.

Katalanasit tashmë janë jashtë Champions League, pasi janë mposhtur 3-0 nga kryeqytetasit italian në ndeshjen e kthimit. Pas vetëm 5 minuta lojë, Roma shënoi golin e pare me Edin Dzeko.

Pjesa e dytë nisi si e para dhe kur kaluan dhjetë minuta nga fillimi i fraksionit të dytë, Dzeko fitoi një 11-metërsh të cilin De Rossi e transformoi.
Nëntë minuta para fundit, gjatë një goditje nga këndi, qendërmbrojtësi grek Manolas realizoi golin e tretë për Romën me goditje të saktë me kokë, duke shënuar një gol historik, të paharrueshëm në “Olimpico”.

Me këtë fitore Roma prêt një biletë për në gjysmëfinale të kompeticionit më të rëndësishëm europian të futbollit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.