EKONOMI

Kreditë e buta në Tiranë, ja kur hapen aplikimet

14:38 - 14.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Hapet thirrja e dytë për programin e subvencionimit të kredive për shtëpi nga Bashkia e Tiranës.




Bashkia përcakton datën 16 prill për nisjen e aplikimeve, të cilat do të zgjasin për një periudhë njëmujore.

“Bazuar në vendimin e Këshillit Bashkiak me nr. 28, datë 29.03.2018, Për miratimin e Programit Social të Strehimit “Për subvencionimin e interesave të kredisë” njoftohen të gjithë qytetarët e interesuar të paraqesin aplikimet e tyre sipas Aneksit nr. 2 për këtë program pranë njësive administrative që kanë vendbanimin, nga data 16.04.2018 deri më.16.05.2018″, thuhet në urdhëresën e Bashkisë Tiranë.

Në dokumentin e postuar në faqen zyrtare janë përmendur edhe kriteret e seleksionimit në fazën e parë, të cilat janë pasqyruar në tabelën përbri e bashkë me të dhe tabela me kufijtë e pagave që duhet të kenë aplikuesit bazuar në numrin e anëtarëve të familjes dhe strukturën e apartamentit që kërkon të sigurojë.

Kështu, një familje e vogël me 1-2 persona duhet të ketë të ardhura mujore të deklaruara 44 mijë deri në 80 mijë lekë në muaj.

Ndërsa për ato me më shumë se 5 persona, që mund të kenë në pronësi një banesë nën normat e strehimit dhe kërkojnë të sigurojnë një banesë 3+1, duhet të kenë të ardhura mujore nga 88-158 mijë lekë në muaj.

Bashkia u bën thirrje qytetarëve të aplikojnë në njësitë administrative, në të cilat gjendet formulari i strehimit që plotësohet në vend, të cilit i bashkëngjiten dokumenti i identifikimit dhe deklarata e vërtetësisë së informacionit.

Të gjitha këto i nënshtrohen një seleksionimi primar në fazën e parë. Vetëm ata që e kalojnë me sukses, mund të vijojnë me fazën e dytë të aplikimit, duke dorëzuar dokumentet përkatës


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.