EKONOMI

Taksa në Rrugën e Kombit, ministri Gjiknuri: Do e reduktojmë, ja kush përfiton

12:10 - 14.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Brenda këtij viti, aksi që lidh Kukësin me Morinën, pjesë e Rrugës së Kombit do të jetë i përfunduar me urat dhe elementët e sigurisë rrugore. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri i shoqëruar nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro inspektuan në Kukës kantierin e hapur në një prej urave të cilat po dublohen.




Gjatë fjalës së tij Gjiknuri deklaroi se po vijojnë negociatat me koncesionarin dhe komunitetet lokale të Qarkut të Kukësit për çështjen e tarifës së kalimit.

Ministri tha se po flitet për tarifë të reduktuar për banorët e Kukësit dhe u shpreh besimplotë se përpara se të fillojë dhe njëherë funksionimi i pagesave të Toll-it, ne do të kemi një zgjidhje.  Por ende nuk flitet sa do të jetë kjo tarifë.

“Jemi duke negociuar me koncesionarin por njëkohësisht duke u konsultuar edhe me popullatën për të gjetur një zgjidhje për një tarifë të reduktuar për banorët e këtyre zonave, sidomos për transportin publik dhe qytetarët që e përdorim më shpesh rrugën Kukës-Tiranë. Nga ana tjetër, dua të them që kemi filluar edhe me evidentimin e të gjitha mjeteve që janë të targuara në Kukës.

Jemi duke bërë krahasimet me banorët që janë pjesë e këtij komuniteti dhe që i zotërojnë këto mjete, në mënyrë që të trajtohet ajo fashë e njerëzve që preken nga ky koncesion dhe që jetojnë në Qarkun e Kukësit.

Është një proces i filluar mirë dhe besoj brenda një periudhe shumë të shkurtër, përpara se të fillojë dhe njëherë funksionimi i pagesave të Toll-it, ne do të kemi një zgjidhje. Besoj do jetë shumë e pranueshme por njëkohësisht nuk cënon edhe efektivitetin e kontratës, nuk cënon mbarëvajtjen e kontratës për mirëmenaxhimin e kësaj rruge”, u shpreh Gjiknuri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.