Kosova

Vetëvritet politikania shqiptare

15:43 - 15.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kosova është tronditur mëngjesin e sotëm, teksa një politikane shqiptare ka kryer vetëvrasje. Ngjarja ka ndodhur në Gjilan, ndërsa e ndjera ka punuar në Spitalin Regjional të Gjilanit.




Xhylie Hajdari dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e saj, ndërsa gjatë vitit 2013 ka qenë edhe kandidate nga radhët e AAK-së për asamblistе për Gjilanin.

Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan, Ismet Hashani. “Mund t’ju konfirmoj se një femër shtetase e Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer vetëvrasje”, – ka thënë Hashani. Аi ka shtuar se policia është duke e hetuar rastin.

E ndjera ishte e martuar dhe ka dy fëmijë. Ajo me vite ka punuar si kryeinfermiere në spitalin regjional në Gjilan. Bashkë me të si doktor ka punuar edhe bashkëshorti i saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.