AKTUALITET

Çdo të ndodhë me 11 kuksianët? Të premten dalin sërish para gjyqit

17:00 - 16.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej ditësh arrestimi dhe burgosja e tyre është kthyer në një “mollë sherri” të akuzave dhe replikave ndërmjet mazhorancës dhe opozitës.




Por të premten, 11 qytetarët kuksianë që mbahen në qeli do të dalin përpara gjykatës së Apelit në Shkodër ku do të shqyrtohen masa e sigursië “arrest me burg” ndaj tyre.

Ata e apeluan vendimin e Shkallës së Parë të gjyqësorit si të padrejtë. Pala mbrojtëse ka mundur të sigurojë edhe pamjet video, ku sipas avokatëve dëshmon se arrestimi është bërë natën dhe jo në paradite si ka deklaruar organi i akuzës.

Ndërkohë që Prokuroria nuk tërhiqet nga kërkesa për të mbajtur në burg të arrestuarit.

Kujtojmë se opozita vijon ta cilësojë arrestimin e tyre si krim shtetëror, ku këtë të hënë PD ka akuzuar policinë dhe prokurorinë se kanë kanë falsifikuar dokumentet zyrtare të arrestimit të kuksianëve.

Arsyeja e arrestimit të tyre, lidhet me protestën e dhunshme kundër taksës në Rrugën e Kombit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.