AKTUALITET

Çfarë po ndodh me Adriatik Llallën dhe lajmi mbi arrestimin e tij

15:13 - 16.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sokol Hazizaj, avokati i ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla thotë se ai si mbrojtës ligjor nuk është informuar për nisjen e procedimit nga Prokuroria e Durrësit.




Sipas Hazizajt, mosnjoftimi i tij, e bën automatikisht të parregullt procesin. Avokati ka treguar se i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë së Durrësit që ta vërë në dijeni nëse ka procedim penal ndaj Llallës dhe mbi çfarë provash është ngritur ai.

Ish-prokurori i përgjithshëm po hetohet për veprat penale “Deklarimi i rremë i pasurisë”, “Mosdeklarimi i shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “shpërdorim detyre”.

Nga ana tjetër, ish-kreu i organit të akuzës u shpall person non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit pas dyshimeve se ishte i përfshire ne afera korruptive.

Të dielën në media u përhap lajmi me shpejtësi se ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla është ne prag te arrestimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.