Show-Bizz

Dua Lipa: Jam supersticioze, s’lejoj njerëzit që punoj të bëjnë gëzuar me njëri-tjetrin

14:32 - 16.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngët e saj po pushtojnë botën, ndërsa çdo ditë shihet në një koncert studio televizive apo në një kopertinë reviste. Fjalën e kemi për këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e cila po kthehet në  një fenomen botëror.




Së fundmi, këngëtarja ka qenë personazhi i kopertinës së “V Magazine”, ku përballë këngëtares Katy Perry, ka rrëfyer çdo gjë lidhet me karrierën e saj, që nga hapat e parë të karrierës dhe deri më sot.

Pavarësisht se ajo duket se ka shumë besim në vetvete, gjatë intervistës ka treguar se është një person supersticioz dhe se i trembet shumë mënyrës si do shfaqet në skenë. “Jam shumë supersticioze.  Si fillim ngrohem, duke pirë një çaj. Nëse njerëzit që punojnë me mua janë në një dhomë dhe kanë pije në gota, nuk lejohen të bëjnë gëzuar me njëri-tjetrin.

Jo vetëm përpara një koncerti, por gjithmonë. Përpara një spektakli në Stokholm stafi im mendoi të bënte gëzuar me ujë dhe unë u inatosa shumë! Atë ditë më ka ecur çdo gjë keq me koncertin tim. Gjithashtu, gjatë performancës në “BritAwards” i vesha kilotat nga brenda-jashtë, sepse isha shumë nervoze për performancën”, ka treguar ndër të tjera Dua.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.