Show-Bizz

Guxon këngëtari, poston foton që Adelina Tahiri nuk donte të bëhej publike

12:05 - 16.04.18 Gazeta Shqiptare

Këngëtarja Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj, Serjoza Markov, janë çifti më i përfolur për momentin në mediat rozë.

Pasi bën publike lidhjen e tyre dhe dhanë lajmin se presin të bëhen prindër, media gumëzhin me lajme rreth tyre.

Pavarësisht se lidhja e tyre u bë publike, Adelina nuk pëlqen që ta ekspozojë në rrjete sociale bashkëshortin dhe madje shpesh herë ia mbulon fytyrën.

Por, në fakt ka qenë dikush tjetër që u ka publikuar një foto së bashku.

Pikërisht këngëtari Bertan Asllani, i cili jeton në Turqi, ku ka shkuar dhe Adelina me bashkëshortin  ka postuar një foto me çiftin në InstaStory.

Ata shihen të veshur sport e madje Adelina duket pa make-up.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *