Show-Bizz

Jessie J shpallet fituese e “X Factor” në Kinë

17:47 - 16.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtares 30 vjeçare Jessie J nuk i ka mjaftuar vetëm suksesi që ka në Evropë, Amerikë apo Australi por ka pretenduar më shumë. Por mënyra që ajo ka zgjedhur është ndryshe nga ç’mund të pritej.




Teksa ka qenë anëtare jurie në disa sezone në Britani dhe Australi e programit “The Voice”, ajo kësaj here ka preferuar të jetë konkurrente e një programi të ngjashëm “X Factor” në Kinë, por jo vetëm kaq! Ajo ka mundur të shpallet fituese e këtij konkursi mjaft të ndjekur duke fituar kështu edhe zemrën e mijëra fansave kinezë.

Në finalen e X Factor ajo ka performuar këngën e Whitney Houston “I will Always Love You”, duke i mahnitur të pranishmit në sallë dhe të gjithë ata që po e ndiqnin nga ekrani. J.K.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.