POLITIKË

PD nxjerr pamjet dhe i përgjigjet Xhafajt: Si u rrëmbyen kuksianët në mes të natës

13:08 - 16.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një kohë që mazhoranca po zhvillonte forumin me qytetarët e Elbasanit për sigurinë publike, Partia Demokratike ka bërë një tjetër denoncim për dhunën e policisë ndaj kuksianëve.




Ka qenë deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, që ka publikuar një video, ku tregohen momente nga arrestimi i protestuesve për taksën në rrugën e Kombit.

Siç shihet edhe nga pamjet, policia ka nxjerrë me forcë kuksianët në mes të natës.

Menjëherë pas Palokës, ka reaguar edhe kreu i demokratëve Lulzim Basha, i cili shkruan se këto pamje tregojnë edhe një herë krimin shtetëror dhe shtetin policor të Edi Ramës.

“Pamjet që vërtetojnë rrëmbimin e qytetarëve kuksianë në mes të natës dëshmojnë se arrestimet e tyre janë bërë në mënyrë të paligjshme, dhe më pas policia dhe prokuroria kanë fallsifikuar në bashkëpunim me njëra-tjetrën dokumentat zyrtare.

Ky është një krim shtetëror i kryer me ftohtësi kriminale dhe në bashkëpunim kriminal mes policisë dhe prokurorisë!

Ky krim shtetëror tregon qartë se në Shqipëri është instaluar një polici dhe prokurori politike dhe ekstraligjore, e cila shkel dhe dhunon të drejtat kushtetuese të qytetarëve shqiptarë sepse është vënë në shërbim të regjimit të Edi Ramës. Misioni i këtyre institucioneve të kapura nuk është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, por lufta kundër çdokujt që rrezikon apo kundërshton regjimin e Edi Ramës.

Krimi shtetëror i rrëmbimit dhe burgosjes së paligjshme të qytetarëve të pafajshëm kuksianë duhet të ndëshkohet.

Kjo është thirrje për një reagim popullor kundër padrejtësisë ndaj kuksianëve kurajozë që mbahen si kriminelë në burg, ndërkohë që kriminelët e vërtetë janë të lirë.

Ne jemi me kuksianët. Ne jemi me popullin. Ky regjim kriminal duhet të ndalet dhe se bashku duhet të rivendosim demokracinë, drejtësinë dhe dinjitetin e njerëzve të thjeshtë.” shkruan Basha


Shfaq Komentet (2)

Leave a Reply to Anxhi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. ore ky po punon edhe hallall i qoft se ca gjera i ka bere po ai Lulushi qe ishte Minister lart e posht edhe vetem per keq do mbahet mend.

    Përgjigju ↓