Show-Bizz

Richard Gere përsëri drejt altarit, martohet me të dashurën e tij 33 vite më të vogël

14:59 - 16.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ylli i Hollywood Richard Gere po planifikon të martohet me të dashurën e tij spanjolle Alejandra Silva muajin e ardhshëm. Aktori i famshëm i ‘Pretty Woman është në një lidhje me 35-vjeçaren prej 3 vitesh.




Raportohet se çifti do të martohet në Washington më 5 maj. Kjo do të jetë martesa e tretë për ikonën e Hollywood, i cili u martua me supermodelen Cindy Crawford nga viti 1991 deri në 1995 dhe modelen Carey Lowell nga viti 2002 deri në vitin 2016. Ai ka një djalë 17-vjeçar me Lowell, Homer.

Ndërsa për Alejandrën kjo do të jetë martesa e dytë. Ajo ka qenë e martuar me Govind Friedland, djali i manjatit të minierave amerikane  Robert Friedland. Ajo ishte më mes të divorcit me Friedland kur u takua me 68 vjeçarin. Tashethemet mbi fejesën e tyre u nxitën në dhjetor kur Silva u pa me një unazë me diamant të madh. Të dy Gere dhe e dashura e tij kanë gjetur një bazë të përbashkët duke qenë aktivistë të të drejtave të njeriut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.