Rajoni

“Boll me raporte”, Thaçi: Duhet të ndodhë liberalizimi i vizave

19:18 - 17.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në pjesën për Kosovën, Komisioni Europian përmend vetëm vijimin e punës për zbatimin e marrëveshjes së stabilizim-asociimit dhe rëndësinë e dialogut me Serbinë, por nuk jep asnjë afat për liberalizimin e vizave.




E duket se mungesa e një date konkrete për këtë i ka sosur durimin edhe vetë Presidentit Hashim Thaçi.

“E përshëndes faktin që ky raport ka reflektuar pozitivisht rreth procesit të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave. Prandaj, e konsideroj çështje urgjente që ky proces të mbyllet sa më shpejt nga ana e BE-së, sepse qytetarët e Kosovës janë lodhur nga raportet e shumta. Tani është momenti për diçka konkrete. Liberalizimi i vizave duhet të ndodhë pa humbur kohë”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Sipas Thaçit, Kosova ka vullnetin politik për të përshkallëzuar hapat drejt integrimit në BE, por kërkon nga Brukseli një trajtim të barabartë me vendet e tjera të rajonit.

“Kosova ka nevojë të ketë qartësi në rrugën e saj evropiane dhe të trajtohet në mënyrë të barabartë me shtetet tjera të rajonit. Pavarësisht sa e komplikuar mund të jetë një gjë e tillë për BE-në, në mungesë të një perspektive të qartë, gjithçka tjetër mund të sjell komplikime dhe pasoja jo vetëm për Kosovën por edhe gjithë rajonin”, thotë Presidenti.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Liberalizimi i vizave per qytetaret e Kosoves definitivishte do te ndodhe kure vete qytetaret nuk do ti votojne pjestaret dhe te ashtuquajturit komandant te klanit te Rignerit dhe pjestaret e paseluftes te klanit
    “pronto ” ne menyre qe gjithe keta te mbarojne atje ku ju tha se do te kishte deshire ti shofe i madhi Anton Quni pra, kure keta te prangosen ateher populli dhe qytetaret e Kosoves do te kene liberalizim vizash , do te kene gjithcka cfare duhet te kete nji popull i lire . Deri sa nuk arrestohen keta kriminel te paskrupullt dhe deri sa nji gje e tille nuk po ndodhe populli i Kosoves do te kete vetem mjerim dhe zhgenjimi …keto fjale ia tha edhe Kancelarja Merkel Thacit dhe ky duhet te ua percjelle klanit te Rignerit dhe pjestareve te klanit pronto

    Përgjigju ↓