Kryesore

Gjermanët nuk besojnë te Shqipëria, Basha: Shkova dhe kërkova votën e tyre për negociatat

15:13 - 18.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Krytari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me mediat, u shpreh se vizita e tij në Gjermani ishte vetëm për të lobuar dhe për të marrë një votë pro në BE për hapjen e negociateve me Shqipërinë.




Sipas, Bashës, Gjermani është shumë skeptike për çeljen e negociateve me vendin tonë, pasi duhet më shumë punë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.

Kryedemokrati theksoi gjithashtu se korrupsioni duhet ë luftohen në nivele të larat, duke përmendur dhe rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.

 “Qëllimi im në Gjermani për të lobuar për një votë Pro për hapjen e negociatave.Për çdo kapitull kërkohet vota e çdo vendi anëtar. Sot nuk është dita për të festuar, por për të punuar. Për hapjen e negociatave janë 5 kushte, që janë vlerësuar nga KE dhe do të vlerësohen ehe nga vendet anëtare. Kujtoj se për Gjermaninë nuk janë 5, por 7.

Kam pasur disa takime në Gjermani, kërkesa ime ka qenë e qartë: Shqipërisë t’i hapen negociatat. Në dialogun me palën gjermane kemi hasur jo pak skepticizëm për plotësimin e kushteve të kërkuara. Raportet e tyre tregojnë se nuk është kapur asnjë kryebandit. Shqipëria ka humbur akoma më tepër vende në luftën kundër korrupsionit. Reforma në drejtësi po ecën me hapa të ngadalta.

Reforma administrative, në raportin gjerman thuhet se vetëm në vitin e fundit 30% e punësimeve janë politike. Detyra e opozitës, jo të fshehë të vërtetën. E kërkojmë hapjen e negociatave sepse: Sa më shumë të avancojë procesi i integrimit, aq më shumë presion do të ketë mbi qeverinë”, tha ai.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.