EKONOMI

70 mijë pensionistëve e invalidëve u falen kamatëvonesat

11:40 - 19.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani – Rreth 70 mijë pensionistë, invalidë apo me ndihmë ekonomike kanë përfituar reduktim të kamatëvonesave, pasi kanë lidhur marrëveshje me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për pagesën me këste të detyrimeve të prapambetura.




Vlera e kamatës së reduktuar arrin në 20.9 miliardë lekë. Ndërkohë të gjithë personat që nuk kanë lidhur ende një aktmarrëveshje me OSHEE-në kanë afat deri në fund të vitit për të përfituar pagesën me këste të detyrimit të prapambetur dhe për të përfituar reduktim të kamatave. Shifrat dhe afatet për të përfituar janë bërë të ditura dje për “Gazetën Shqiptare” nga burime zyrtare pranë OSHEE-së, sipas të cilave mësohet se nga dhjetori i vitit 2014 deri në mars 2018 janë 400,777 aktmarrëveshje të lidhura në total me OSHEE. Sipas të njëjtave burime, mësohet se 22,396 aktmarrëveshje janë lidhur ndërmjet OSHEE-së dhe biznesit privat, për pagesa me këste të detyrimeve dhe 345,800 abonentë debitorë kanë pranuar ta paguajnë direkt debinë me një këst, duke përfituar reduktim kamate me 70 dhe 80%.

Abonentët familjarë
Për kategorinë ‘abonentë familjarë’ skema parashikon ndarje të kësteve në mënyrë të barabartë, në varësi të shumave. Kështu, në rast se familjari e paguan të gjithë detyrimin njëherësh, i ulet kamatëvonesa me 70%. Në rast se abonenti do të paraqitet brenda 6 muajve nga firmosja e aktmarrëveshjes për paguar detyrimin, atëherë do të përfitojë 50% të reduktimit të kamatës në datën e mbylljes së detyrimit. Ndërkohë që dokumentacioni i nevojshëm për të përfituar nga skema është kopje e librezës ose e faturës së fundit

Kategoria privat
Për klientët e lidhur në Tension të Ulët (TU) ofrohet pagesë me këste sipas masës së detyrimit. Produktet për bizneset e lidhura në Tension të Mesëm (TM) mbeten të pandryshuara, domethënë afati maksimal i ripagesës bazuar në detyrimin ligjor për dalje nga rrjeti i OSHEE – 20 kv deri në fund të vitit 2016 dhe 10/6 kv deri në fund të vitit 2017. Për herë të parë, biznesit për (kategoritë TU dhe TM) i jepet mundësia t’i reduktohet me 50% kamatëvonesa nëse paguan të gjithë detyrimin njëherësh. Dokumentacioni i nevojshëm për të lidhur kontratën është kopje ueb e QKR-së së shoqërisë ose personit fizik, identifikimi i administratorit të shoqërisë ose personit fizik. Për SHPK dhe SHA duhet autorizim nga organet përkatëse për lidhjen e AKM dhe identifikimi i të autorizuarit, nëse ka të tillë.

Kategoria buxhetor dhe jobuxhetor
Bashkitë, afatet e ripagesës nuk e kalojnë datën 30 prill 2019. Sipas OSHEE, për institucionet e qeverisjes qendrore dhe shoqëritë me kapital shtetëror, afatet e ripagesës janë sipas tabelës si më poshtë. Në rast ripagese të detyrimit total nga të gjitha kategoritë ofrohet reduktim i kamatës në masën 50%. Për lidhjen e AKM-së, këto kategori duhet të drejtohen në drejtorinë qendrore në Tiranë, pranë sektorit të mbledhjes së debisë të buxhetorëve jobuxhetorëve, në departamentin e shitjes dhe arkëtimeve.

Aktmarrëveshjet

400,777 aktmarrëveshje janë lidhur në total me OSHEE-në nga dhjetori i vitit 2014 deri, në mars 2018.
Rreth 70 mijë aktmarrëveshje janë lidhur me abonentë të kategorive me status të veçantë si pensionistë, invalidë apo me ndihmë ekonomike.
22,396 aktmarrëveshje janë lidhur ndërmjet OSHEE dhe biznesit privat, për pagesa me këste të detyrimeve etj..
345,800 e abonentëve debitorë kanë pranuar ta paguajnë direkt debinë me një këst, duke përfituar reduktim kamate me 70 dhe 80%.
Vlera e kamatës së reduktuar arrin në 20.9 miliardë lekë.

Familjarët dhe bizneset
Familjare AKM (aktmarrëveshje)
2800 lekë/muaj kësti
1200 lekë/muaj kësti (pensionist, invalid, ndihmë ekonomike)

Privatë dhe buxhetorë
Detyrimi Këstet/muajt
0-300.000 lekë 24 këste
 300.000 – 500.000 lekë 48 këste
 500.000 – 800.000 lekë 60 këste
  800.000 – 1.000.000 lekë 84 këste
  Mbi 1 milion lekë 120 këste

Përfituesit

1. Miratimin e skemës për likuidimin e detyrimeve të prapambetura deri në 31.12.2016, me këste fikse mujore si më poshtë:
a) Konsumatorët familjarë që shprehin vullnetin të kryejnë pagesën e detyrimit me këste fikse mujore me vlerë 2.800 lekë.
b) Konsumatorët familjarë të kategorisë ‘Ndihma Ekonomike, Pensionist, Kryefamiljarë’, që shprehin vullnetin të kryejnë pagesën e detyrimit me këste fikse mujore me vlerë 1.200 lekë.
c) Konsumatorët ‘Jofamiljarë & Buxhetorë, Jobuxhetorë’ që shprehin vullnetin të kryejnë pagesën e detyrimit, me këste fikse mujore, bazuar në relacionin bashkëngjitur vendimit.
2. Miratimin e skemës për likuidimin e detyrimeve të prapambetura deri në 31.12.2017, me këste fikse mujore si më poshtë:
a) Për konsumatorët ‘Familjarë dhe Jofamiljarë & Buxhetorë, Jobuxhetorë’, përfshirjen e detyrimeve të krijuara nga fatura sistemuese, fatura testim matësi, fatura korrektive ose gjendje në matës, në aktmarrëveshjet ekzistuese dhe aktmarrëveshjet e reja.
3. Miratimin e skemës së reduktimit të kamatëvonesës kundrejt likuidimit të menjëhershëm të detyrimeve të prapambetura deri në 31.12.2016 me një këst, si më poshtë:
a) Konsumatorët ‘Jofamiljarë & Buxhetorë, Jobuxhetorë’ që shprehin vullnetin të kryejnë pagesën e menjëhershme të detyrimit, duke përfituar reduktim kamatëvonese në masën 50%.
b) Konsumatorët familjarë që shprehin vullnetin të kryejnë pagesën e menjëhershme të detyrimit, duke përfituar reduktim kamatëvonese në masën 70%.
c) Skema e reduktimit të kamatëvonesës kundrejt pagesës totale të saj në vlerën 100 lekë për konsumatorët e kategorisë ‘Biznes i vogël’, të cilët janë debitorë kundrejt OSHEE SH.A vetëm për vlerën e kamatëvonesës, bazuar në vendimin nr. 2 datë 10.05.2016.
4. Vlefshmëria e produkteve është 31 dhjetor 2018.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.