SPORT

Asnjë klub nuk e dëshiron, Pogba “ngec” te United

15:41 - 19.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Merkato e verës së ardhshme pritet të jetë mjaft e nxehtë për Manchester United që mund të nxjerrë ” në ankand” pas një sezoni jo të mirë, ku nuk arritën të konkurronin City-n në Premier League dhe u eliminuan nga Sevilla në Champions League.




Kështu, disa lojtarë pritet të largohen me “The Telegraph” që raporton se ndër ta është edhe Paul Pogba. Mourinho gjithmonë është shprehur kundër shitjes së mesfushorit francez dhe Pogba do të ketë mundësinë të tregojë sa vlen deri në fund të sezonit.

Nëse vazhdon me formën aktuale, ekziston mundësia që ai të largohet nga Old Trafford.

Gjithsesi, edhe nëse Mourinho vendos ta shesë lojtarin, vetëm dy klube janë në gjendje të investojnë për të, Real Madrid dhe PSG, që aktualisht nuk janë të interesuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.