BOTA

Çifti masakrohet me thikë para syve të djalit të tyre

20:37 - 19.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një çift bashkëshortësh janë masakruar me thikë brenda banesës së tyre në Qipro, nga disa persona të maskuar. Ata u qëlluan disa herë me thikë, duke bërë që çifti të humbiste jetën nga gjakderdhja




Viktimat janë Giorgos Hatzigeorigiou 60 vjeç dhe Ntina Sergiou. 60-vjeçari punonte në shkollën angleze në Nikosi, ndërsa bashkëshortja e tij në Bankën Qëndrore.

Sipas ekspertizës paraprake mjeko-ligjore, burri ishte qëlluar 30 herë me thikë, kurse në trupin e gruas kishte 10 plagë kryesisht në qafë dhe në gjoks.

Në momentin që ndodhi vrasja, në banesë ishte edhe djali 15-vjeçar i çiftit, i cili njoftoi i tronditur fqinjët, të cilët më pas lajmëruan policinë. Ai u tha hetuesve se persona të maskuar hynë në banesë dhe qëlluan me thikë prindërit e tij.

Policia qipriote është duke hetuar për të identifikuar autorët e vrasjes së çiftit të bashkëshortëve dhe për të zbardhur shkaqet e krimit të dyfishtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.