Show-Bizz

FOTO/ Charlize Theron: Shtova 20 kg vetem per t’iu përshtatur rolit

16:07 - 19.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktorja e famshme Charlize Theron thotë se ka sakrifikuar shumë për rolin e saj në filmin “Tully”, i cili pritet të dalë javën e ardhshme. Theron ka rolin e një nëne të shëndoshë dhe të tronditur, por për ta kuptuar atë sa më mirë dhe për t’u futur plotësisht në rol, aktorja vendosi të shtonte disa kilogramë më shumë, në mënyrë që të përshtatej me personazhi dhe ta kuptonte sa më mirë atë.




Theron shpjegon se nuk shtoi pak por 20 kilogramë dhe nuk ishte aspak e lehtë. Ajo thotë se hante shumë shpesh, madje edhe natën. Hante ushqime që nuk ia kishte lejuar vetes prej kohësh si për shembull sanduiçë, hamburger, ëmbëlsira etj.

Theron është shprehur se vinte disa herë alarmin natën që të hante, në mënyrë që të shtonte kilogramët e dëshiruar dhe më në fund ia arriti qëllimit. Aktorja thotë se si fillim ishte shumë qejf, pasi haje gjithçka doje por pas tre javësh “m’u kthye në një punë të vërtetë”.

Gjithashtu Charlize thekson se pasi shtoi 20 kilogramë, ndihej e dëshpëruar, dhe i është dashur shumë më shumë punë që t’i hiqte ata kilogramë sesa t’i shtonte, pasi tashmë ajo është në peshën e saj të zakonshme. J.K


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.