SHËNDET

Këto janë 5 këshilla të thjeshta për një zemër të shëndetshme

15:03 - 19.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ekspertët e shëndetit në QSUT thonë se rreth 80 për qind e sëmundjeve të zemrës mund të parandalohen nëse bëni zgjedhjet e duhura sa i takon kujdesit për ushqimin që konsumoni, gjumin e rregullt, aktivitetin fizik, si dhe kontrollet e vazhdueshme mjekësore. Në vijim po ju listojmë 5 këshilla të thjeshta, të cilat ndihmojnë në mbajtjen e shëndetshme të zemrës.




Gjumë i mjaftueshëm

Neglizhimi i orëve të gjumit sjell rritjen e presionit arterial, duke shtuar kështu riskun për sëmundje të zemrës. Mjekët rekomandojnë që të flini të paktën 8 orë, kohë e cila është e mjaftueshme për të mbajtur larg rrezikun për sëmundje të zemrës.

Kontrolli tek dentisti

Po ashtu edhe sëmundjet e gingivave janë një shkak mjaft i shpeshtë për shtimin e ndërlikimeve të zemrës. Ndaj në asnjë rast nuk duhet të lini pas dore kontrollin e dhëmbëve tuaj tek dentisti në mënyrë të vazhdueshme (veçanërisht të gingivave).

Hiqni dorë nga kripa

Kripa listohet ndër armiqtë më të mëdhenj të zemrës. “Sa më pak të konsumoni, aq më të mbrojtur jeni. Kjo pasi konsumi i tepërt i kripës çon në rritjen e presionit arterial. Mjekët thonë se është më mirë që të eksperimentoni me erëzat për të provuar shije të reja, ndërkohë që në këtë formë shmangni edhe përdorimin e kripës”, shkruan Dita.

Shtoni frutat në dietën tuaj

Duhet të konsumoni sa më shumë fruta. Kjo pasi ndjekja e një diete të pasur me fibra ul nivelet e kolesterolit, duke pakësuar njëkohësisht edhe riskun për të zhvilluar sëmundje të zemrës. Rekomandohet që të konsumoni sa më shumë ushqime me bazë bimore, si: frutat, perimet, arrat dhe drithërat e papërpunuara.

Ecni të paktën 10 minuta në ditë

Padyshim që edhe aktiviteti fizik është i domosdoshëm për të mbajtur larg ndërlikimet në shëndet. 10 minuta ecje japin një ndihmë mjaft të madhe në këtë drejtim. Ndaj përfitoni nga çdo mundësi që ju jepet për të ecur gjatë ditës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.