Rajoni

“Kosovarët po përgatiten për luftë, kërkojnë veriun”

15:01 - 19.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mediat serbe i kanë konsideruar ushtrimet e përbashkëta ushtarake të KFOR-it, EULEX-it me Forcat e Sigurisë dhe të Policisë së Kosovës si përgatitje të shtetit kosovar për luftë.




Sipas portalit serb “Informer”,  qëllimi i përgatitjeve ushtarake, të cilësuara ndryshe si “Shpata e argjendtë”, është rrëmbimi me dhunë i pjesës veriore të Serbisë.

Gjenerali i KFOR-it, Janosh Çombok është udhëheqësi i ushtrimeve ushtarake, ndërsa qëllimi i SHBA-së, sikurse kanë thënë bashkëbisedues të këtij portali, është që “rusët e vegjël” (serbët) të largohen nga Kosova, e të bëhen të parëndësishëm për Ballkanin.

Në funksion të komentimit të kësaj situate të përmendur në media, dekani i Fakultetit të Shkencave të Mbrojtjes në Banjullakë, Predrag Qeraniç ka thënë se plani për të hyrë ushtarakisht në veri të Kosovës ekziston prej disa kohësh.

“Derisa Serbia të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, NATO nuk është i qetë. Baza amerikane “Bondsteell” është e rëndësishme në kontrollimin e rajonit dhe në gjithë mbikëqyrjen gjatë përgatitjeve për depërtim në Rusi. Njohja e Kosovës kësaj baze i jep jetëgjatësi”, ka shtuar ai.

Ndërsa Miroslav Bjegoviç mendon se asnjë lloj përgatitje ushtarak nuk do t’iu mundësojë shqiptarëve marrjen e veriut të Kosovës, pasi sipas tij, situata do t’i shkaktonte vetëm disfata.

“Nëse ata nisen me dhunë që me armë ta marrin veriun e Kosovës në kundërshtim me Rezolutën 1244, Ushtria e Serbisë do të reagojë menjëherë sipas Kushtetutës dhe Rezoluta e KB-së do t’i marrë të gjitha pikat në Kosovë në afatin prej gjashtë orëve. Mos të dyshojnë në vendosmërinë tonë. Do t’i duhej të mendonin mirë a do ta kenë ndihmën e mentorëve të vet dhe a do t’ia vlente të humbnin jetë njerëzish, apo ta shfrytëzojnë momentin që konflikti i serbëve dhe i shqiptarëve të zgjidhet me kompromis dhe me lëshime nga të dypalët”, ka thënë dekani i Fakultetit të Sigurisë, Bjegoviç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.