Kryesore

Një hap para, dy pas…Pse i humbi durimi sot Saimir Tahirit

13:25 - 19.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas rikthimit të tij në parlament, pas më shumë se 6 muajsh, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka thyer heshtjen edhe në Facebook.




Në statusin e tij, ish-ministri thekson edhe një herë tjetër se kushdo që ka marrë heshtjen e tij për dorëzim, është gabuar.

Sipas Tahirit, ky veprim i tij vjen në respekt të punës së drejtësisë.

Ndërsa sa i përket të ashtuquajturave “mesazhe të koduara” për Kryeministrin Edi Rama, ai thotë se nëse do të kishte diçka për të thënë për shefin e qeverisë, zgjedh ta bëjë gjithnjë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Kur gjyqin moral ta ben djalli…keshtu quhet ajo qe degjoj cdo dite nga goja e kujt ka qeverisur 25 vjet duke vrare e duke vjedhur per pushtet. Pas thuajse 6 muajsh, shkova ne Parlament. Kush e ka marre heshtjen time per dorezim, eshte gabuar. Eshte vetem respekt per drejtesine. Kete rruge do ndjek me durim. Ndersa me kete historine e mesazheve te koduara qe leshokam une, bjerini shkurt. As me duhet ti coj mesazh njeriu. Dhe po te kem, jam nga ata qe i ben drejteperdrejte. Me intereson vetem e verteta dhe drejtesia, askush e asgje tjeter. E nuk do ndalem!” shkruan ish-ministri

Kujtojmë se këtë të enjte, Tahiri u shfaq në parlament pas më shumë se 6 muajsh, që nga koha kur ndaj tij nisi hetimi për përfshirje në trafik droge.

Ndërsa në daljen nga Kuvendi, zgjodhi të përdorë një fjali të Kryeministrit Rama duke u shprehur “nuk ka bir k*rve që të më pengojë mua të kërkoj drejtësi”.

Video/ “Nuk ka bir nëne e kurve që do të më pengojë”, paralajmërimi i Tahirit me fjalët e Ramës

Rama paralajmërim për Tahirin, Tom Doshi nis sulmet nga vendi: Edhe ti do të…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.