Nostalgji

Nostalgji/ Gratë e PS-së tani zgjedhin blunë. Zbulohet ëndrra në sirtar e Oltës

16:00 - 19.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Gratë e PS-së tani zgjedhin blunë. Zbulohet ëndrra në sirtar e Oltës




Gratë e PS-së tani zgjedhin blunë

Në diversitet me kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli dhe ministren e Integrimit, Majlinda Bregu, që u shfaqën numrin e kaluar këtu në suplementin tonë të veshura me të kuqe, gratë e Partisë Socialiste, për t’i sfiduar janë veshur me blu, ngjyrë në fakt që me “ligj” u takon të djathtëve. Nejse, në këtë pikë nuk ka tabu. Pikërisht kjo gjë nuk i ka penguar deputetet Valentina Leskaj dhe Mimi Kodheli të shfaqen të dyja me ngjyra blu, madje duhen komplimentuar për shijen dhe ngjyrat me jetë që kanë zgjedhur këtë herë.

Zbulohet ëndrra në sirtar e Oltës
Nuk do ta kishim marrë kurrë me mend se çfarë ëndrre do të kishte në sirtar deputetja e re e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka. Duke qenë vajzë e re, të gjitha supozimet tona do të fokusoheshin tek jeta e saj private, apo ajo profesionale. Por në fakt, Olta ka një ëndërr krejt larg pretendimeve tona. “Të hapen kutitë!”. Po, po. Kjo është ëndrra e Oltës, të cilën ajo vetë e pohoi në emisionin “Bluetooth” në News24. Oltë e dashur, ti duhet ta kesh mësuar tashmë që jo çdo ëndërr bëhet realitet, megjithatë çdokush ka të drejtë të ëndërrojë! Ndoshta një ditë kutitë do të hapen vërtet…

Ky shkrim u botua më 3 prill 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.