BOTA

PE kundër Erdoganit: Të lirohen ushtarët grekë

17:34 - 19.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti grek ka përshkruar mbështetjen absolute të Parlamentit Europian, i cili kërkoi nga Turqia lirimin e dy ushtarëve grekë nga një burg turk,  si një “goditje me zë të lartë për udhëheqjen e Erdoganit”.




Deputeti i SYRIZA-s, Dimitris Papadimoulis, reagoi pasi ligjvënësit evropianë votuan të enjten 607 pro, 7 kundër dhe 18 abstenime, për një rezolutë që kërkonte lirimin e shpejtë të lejtnantes Angelos Mitretodis dhe rreshterit Dimitris Kouklatzis.

Ata u burgosën pasi gabimisht kaluan kufirin tokësor turk më 1 mars;  ata që nga ajo kohë janë mbajtur në një siguri maksimale në një burg në Edirne (Andrianoupolis).

Papadimoulis, i cili është gjithashtu nënkryetar i Parlamentit Europian, tha: “ne vazhdojmë të bashkojmë forcat derisa dy fëmijët tanë të kthehen në shtëpi”.

Rezoluta para Parlamentit Evropian tha se “togeri dhe rreshteri në fjalë ishin në një turne të rregullt të patrullimit të kufirit [grek]”, duke hedhur poshtë disa pretendime turke për spiunazh ushtarak.

Gjithashtu, u bëri thirrje autoriteteve turke që “të ndjekin me përpikëri procedurat ligjore dhe të respektojnë plotësisht, për të gjithë të interesuarit, të drejtat e njeriut të përfshira në të drejtën ndërkombëtare, duke përfshirë Konventën e Gjenevës”.

Të gjitha shtetet anëtare të BE gjithashtu  kanë treguar solidaritet me Greqinë dhe kanë bërë thirrje për lirimin e dy ushtarakëve grekë.

Image


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.