POLITIKË

“Peshqit e mëdhenj”, Ngjela: Ja njerëzit që preken nga reforma në drejtësi

21:31 - 19.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, avokati Spartak Ngjela tha se reforma në drejtësi është për eliminimin e atyre qe janë në pushtet. Duke folur për temën e emisionit ‘kush do bëhet kurban për negociatat’, Ngjela u shpreh se peshk i madh është Sali Berisha, Edi Rama dhe Lulzim Basha.




“Kjo është një reformë që drejtohet nga Washingtoni. Rama kërkon ti japë mundësi palës të tjetër të bëjë politikë. Ka progres në Reformën në Drejtësi. Analiza ime politike është që BE nuk e pranon këtë klasë politike me frymën që kanë. Kjo nuk është ‘Kurban’, nuk është sakrificë. Kjo është drejtësi e re. I shqetësuar është Saliu për hapjen e negociatave.

Njeriu i shqetësuar e humbet ekuilibrin mendor. Ambasadori Lu ka kërkuar peshq të mëdhenj, por ai e di çfarë ka kapur rrjeta. Reforma në Drejtësi është e gjitha për eliminimin e atyre që janë në pushtet. Vetting nuk do të thotë ‘kurban’, deri në maj do ketë akuza. Peshk i madh quhet Saliu, Rama dhe Basha”- tha Ngjela.

 

 

BalkanWeb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.