Kryesore

“Pse je çmendur kështu mo?”Përballja live e Tahirit me Berishën

10:54 - 19.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Urime për rekomandimin, nuk kam frikë nga hetimet”, ka qenë kjo deklarata e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për gazetarët para Kuvendit, ndërsa këtë të enjte kishte vendosur të merrte pjesë në seancën parlamentare pas gjashtë muaj mungesë.




Ai fillimisht u ul i vetëm në karrigen e tij në fund të sallës në radhët e socialistëve. Më pas ish kryeministri Sali Berisha i ka shkuar në vendin ku është ulur dhe i ka drejtuar telefonin teksa po bënte lidhje live në facebook.

Saimir Tahiri: Sa ke rrjedhur…

Sali Berisha: Po e festoni me Habilajt…

Saimir Tahiri: Pse je çmendur kështu mo, pse je çmendur kështu?

Sali Berisha: E di ca i bëri Edi Ramës ky apo jo, po nuk fole i tha t’i nxora dosjet i tha….

Duke folur jashtë për mediat, Berisha tha se qëndrimet e Edi Ramës rrezikojnë hapjen e negociatave këtë vit.

“Të gjithë ata që e lexojnë këtë raport, ky raport është pothuajse absolutisht ‘toidhio’ me raportin e 2016 kur u rekomandua. Nëse sot ka një armik dhe uroj që vendet anëtare tia japin Shqipërisë dhe i ftoj tia japin, nëse ka armik të vërtetë ka Edi Ramën që në momentin kur i dorëzohet dokumenti nga përfaqësuesja e lartë e BE-së me gjuhë rrugaçi ordiner u dërgon mesazhe parlamentarëve të cilët çështë e vërteta, me argumentat dhe qëndrimet e tyre kanë një rol përcaktues, ua them këtu përcaktues për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Me këto qëndrime rrezikon në mënyrë serioze hapjne e negociatave këtë vit”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.