Kryesore

Rama paralajmërim për Tahirin, Tom Doshi nis sulmet nga vendi: Edhe ti do të…

12:09 - 19.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama edhe këtë të enjte në Kuvend foli për raportin e Komisionit Europian për rekomandimin për nisjen e negociatave, ndërsa i kërkoi edhe njëherë bashkëpunim opozitës.




Por shefi i qeverisë duke folur për reformën në drejtësi dhe vetingun, tha se nuk do të mjaftojë vetëm largimi i gjykatësve dhe prokurorëve, ashtu si dhe politikanët, por do të përballen me drejtësinë e çliruar nga të korruptuarit.

Nuk do të mjaftojë që këta gjykatës e prokurorë të largohen, por do duhet të përgjigjen, ashtu sikundër do duhet të përgjigjen politikanët, zyrtarët e lartë e pa diskutim të gjithë shkelësit e tjerë të ligjit përballë një drejtësie të çliruar nga të korruptuarit dhe të zgjidhur nga zinxhirët e ndryshkur që po këputen të kapjes për fyti të drejtësisë prej politikës”, tha Rama.

Teksa vazhdonte të fliste në Kuvend për reformën në drejtësi dhe procesin e vetingut, ka ndërhyrë duke folur nga vendi deputeti Tom Doshi.

“Edhe ti do ta bash vettingun!”, mësohet të ketë thënë Doshi, teksa Rama thjesht i hodhi një shikim pa reaguar dhe duke vijuar të fliste për bashkëpunimin e opozitës.

Pak ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit denoncoi publikisht deputetin shqiptar Tom Doshi sipas ligjit amerikan, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion në nivel të lartë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.