Kryesore

S’ka rehat për Tahirin. Futet në lidhje telefonike në emision dhe zbraz “arsenalin”

21:45 - 19.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një lidhje telefonike ka shpjeguar përse ai ka qëndruar në heshtje për 6 muaj, teksa ditën e sotme bëri një deklarat të fortë para Kuvendit.




Tahiri thekson se gjatë këtyre muajve të tjerët i kanë bërë gjyqin atij, duke përmendur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PD Lulzim Basha.

Ish-ministri thekson se ka kërkuar vetë që të hetohet nga drejtësi italian sepse është i bindur per pafajësinë e tij, duke thënë se gjatë kohës kur ka qenë ministër kultivimi i drogës ka pësuar rënie.

 “S’mund të hidhni fall për arsyen pse kam shkuar unë në Kuvend apo arsyen nëse kam kërcënuar unë Edi Ramën apo jo. E para nuk e kam në kulturë të kërcëoj, kam gjithë të drejtën time të flas në Parlament për gjithçka kanë thënë për mua 6 muaj që s’kam qenë në Parlament, kam dëgjuar këdo tjetër që më ka bërë gjyqin moral. Unë këtë nuk e pranoj. Për hir të respektit ndaj sistemit të drejtësisë, meqë unë sot jam në hetim, për hir të parimeve të mia…

Jam i bindur që sado ta interpretoni ju, këtë që thashë unë sot, e thonë njerëzit më shumë. Ka mbi 30 vite që bir nënash vuajnë nga qeverisja e bij kurvave. Në 4 vjet kam bërë maksimumin tim me shpirt, edhe mund të kem Gabuar. Mos i jepni rrugë mediokritetit duke dalë atje dhe duke thënë çdo lloj gjëje.

Kryeministri dhe ministri i Brendshëm sot mund ta konsiderojnë si të duan. Katër vite kur kam qenë unë në detyrë, kultivim hashashi ka qenë më pak se 1 vit i Berishës. Mua nuk më intereson askush dhe asgjë përveç të vërtetës. Shpresoj të vijë dita të mbyllet dhe të dalë e vërteta ime. Unë kam heshtur dhe i kam lënë rrugë drejtësisë”, tha ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.