SPORT

Trajneri ri në Vlorë, me shumë gjasa do të jetë “i shtëpisë”

15:25 - 19.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas dorëheqjes së Shpëtim Duros, trajneri që pritet të ulet në stolin e Flamurtarit do jetë i komanduar deri në fund të sezonit. Me shumë gjasa, drejtuesit do të emërojnë në këtë detyrë një nga zëvendësit e trajnerit të larguar, Shpëtim Duro. Gjasat janë që si trajner të komandohet Petraq Bifsha, i cili ka eksperiencën e duhur.




Por, një opsion është Jeton Beqiri, i cili erdhi në Vlorë si ndihmës i parë i Duros, duke qenë se kishte bashkëpunuar më parë te Shkëndija e Tetovës. Shkak për këtë kandidaturë bëhet edhe fakti se drejtuesit duan që të mos prishen ekuilibrat në ekip, duke qenë se Duro dhe Beqiri e ndërtuan vetë Flamurtarin dhe i njohin prej vitesh lojtarët e grupit aktual. Mbetet për t’u parë ndoshta se si do të rrjedhin ngjarjet, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e ndonjë surprize, raporton PanoramaSport.

Madje, ka qarkulluar edhe emri i ish-trajnerit të Luftëtarit, Luis Kurbejo, por zor se në këtë moment Idrizi do të bëjë eksperiment me pankinën, për më tepër që këtë e konfirmoi edhe dje për gazetën. Në shtatë javët e mbetura, fillimisht kuqezinjtë duhet të sigurojnë mbijetesën, e më pas të mendojnë për një vend në Ligën e Europës.

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.