Kryesore

Video/ “Nuk ka bir nëne e kurve që do të më pengojë”, paralajmërimi i Tahirit me fjalët e Ramës

12:20 - 19.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ndonëse është pritur të mbante një fjalim në Kuvend, nuk ka ndodhur kështu, pasi është larguar opozita. Por kjo nuk e ka penguar jashtë Kuvendit ish-ministrin e Brendshëm për të shpërthyer në një dalje për mediat.




Ai ka garantuar se i intereson vetëm drejtësia, ndërsa ka përdorur shprehjen e famshme të Ramës, (ne kohën e hetimit nga opozita, kur ishte kryebashkiak i Tiranës), duke thëne se “nuk e besoj që do ketë bir nëne dhe bir kurve që do të më pengojë”.

Kjo është hera e dytë që Sajmir Tahiri përdor shprehjet e Ramës. Në fillim të hetimeve, ai deklaronte se: “Nuk keni parë asgjë akoma”.

Ju filmoi Berisha dhe kërkoi largimin tuaj….

Është njeriu që më 21 janar fshiu filmimet e kryeministrisë, sot më filmoi mua, është fat i mirë.

Pse nuk folët sot në seancë?

Nuk ishte opozita nuk ka sens…

Ju mbron Rama?

As më mbron njeri dhe as dua të më mbrojë.

Keni komunikim me Ramën?

Për mua ka vlerë e vërteta dhe nuk ka vlerë askush që nuk mund, ose mund të më pengojë në rrugën time për të bërë drejtësi, nuk e besoj që do ketë bir nëne dhe bir kurve që do të më pengojë.

Foto/ Prokuroria kërkon arrestimin, Sajmir Tahiri flet për ligjin e ri

Sajmir Tahiri pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PS-së, menjëherë pasi Krimet e Rënda nisën hetimet ndaj tij dhe kërkuan arrestimin, prej 6 muajsh nuk shkelte në Kuvend. Por në seancën e sotme do të jetë i pranishëm, ndërsa ka kërkuar të flasë 20 minuta.

 

Ish-ministri i Brendshëm, tashmë deputet i pavarur, do të jetë pjesë e diskutimeve të sotme në seancën e Kuvendit, ndërsa nuk ka shumë minuta që ka mbërritur në sallën e Kuvendit, ku po diskutohet ndryshimi në Ligjin e Prokurorisë.

Me xhinse, T-shirt të zi dhe xhaketë, Tahiri ka qenë vetëm, teksa i është drejtuar hyrjes së Kuvendit.

      

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.