EKONOMI

Propozimi i qeverisë: Kuksianët të paguajnë 1.5 euro për Rrugën e Kombit!

16:25 - 20.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas protestës së dhunshme në tunelin e Kalimashit, si dhe kundërshtisë që ka hasur qeveria me qytetarët kuksianë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka propozuar një taksë prej 1.5 euro që do të duhet të paguajnë banorët e këtij qarku.




Sipas asaj që bën të ditur TV Klan, propozimi i Ministrisë i është dorëzuar kompanisë që menaxhon mirëmbajtjen e rrugës Milot-Morinë për amendimin e disa neneve, ku një nga çështjet kryesore është ajo e tarifës që do të paguajnë banorët e zonës.

Thënë ndryshe, pas konsultimeve me banorët në Kukës, Has dhe Tropojë, është propozuar koncesionarit që tarifa që ata do të paguajnë për një kalim, të jetë 200 lekë të reja, apo 1.5 euro.

Nëse merret në total, një kalim vajtje-ardhje pagesa për këta banorë do të jetë 3 euro, nga 10 që ishte më parë.

Në total janë 8 mijë makina të regjistruara në këtë zonë, ndërsa do të përjashtohen nga ky lehtësim i taksës, ata banorë që kanë automjetin të regjistruar në një vend tjetër.

Në të njëjtën kohë, grupi i punës është duke hartuar edhe termat pullat e përhershme që do të ngjiten në makina, të cilat do të blihen me çmime të reduktuara nga përdoruesit e shpeshtë të rrugës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.