Nostalgji

Nostalgji/ “Hajde Xhafa hajde, aty e kemi vendin të gjithë!” Ina Rama qesh pa limit

16:00 - 21.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: “Hajde Xhafa hajde, aty e kemi vendin të gjithë!” Ina Rama qesh pa limit




“Hajde Xhafa hajde, aty e kemi vendin të gjithë!”

Edi Paloka është një nga deputetët e paktë të parlamentit shqiptar që është karakterizuar gjithnjë nga humori, por siç duket nuk qenka i vetmi. Të njëjtin sens humori (ndonëse të fshehur deri më tani) e paska edhe deputeti socialist, Fatmir Xhafaj… Ja tek na shfaqen të dy duke luajtur në hyrje të Kuvendit. Ndonëse i përkasin brezave të ndryshëm, hapat drejt hyrjes i paskan bërë të njëjta. Fakti që janë kundërshtarë në politikë, nuk i pengon që në takimet e tyre të rastësishme të bëjnë dhe ndonjë batutë me humor… Fundja është mirë që ta nisësh mirë seancën, pasi në këtë mënyrë i kursejnë njëri-tjetrit edhe fjalët e pahijshme. Tani e tutje Edi dhe Fatmiri nuk do ta shajnë më shoku-shokun, pasi loja përpara hyrjes në parlament do të shërbejë si një akt i fshehur armëpushimi…

Ina Rama qesh pa limit

Na ka konfuzuar të gjithëve me ndryshimet e herëpashershme të gjendjes së saj emocionale. Ndërsa një javë më parë e pamë në kërkim të energjive pozitive, me një fytyrë të ngrysur, këtë herë do të shikojmë një tjetër gjendje në mimikën e kryeprokurores Ina Rama. Duket se Ina ka pasur ditë të mira gjatë kësaj jave. Humori i është shtuar dhe me siguri arsyeja për këtë ndryshim të menjëhershëm do të ketë qenë zbardhja e ndonjë dosjeje të rëndësishme. Buzëqeshja me shpirt e Inës bie edhe më shumë në sy nëse do ta krahasonim me buzëqeshjet e mefshta të personave që qëndrojnë krah saj.

Ky shkrim u botua më 3 prill 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.