Kryesore

Rama “kërcënon” BE me fluks emigrantësh: Po nuk hapët negociatat, shqiptarët do largohen!

13:43 - 21.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pak ditë pas marrjes së rekomandimit pozitiv nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave me BE-në, dhe kur pritet që në ditët e ardhshme të takohet në Gjermani me kancelaren Angela Merkel, Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër deklaratë të fortë.




Në një intervistë për gazetën gjermane “Sueddeutsche Zeitung” kryeministri Rama ndalet tek deklaratat e Presidentit francez Emanuel Macron për zgjerimin, si dhe skepticizmin e shprehur hapur nga disa deputetë gjermanë për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Në këtët kuadër, shefi i qeverisë shqiptare ‘kërcënon’ me fluks emigrantësh duke thënë se nëse perspektiva e BE-së është e errët, njerëzit do të duan të largohen nga vendi.

Ndërsa shton se nëse do të ishte vetëm për Angela Merkel nuk do të kishte asnjë dyshim, duke e cilësuar si partizane të zgjerimit të BE-së.

“Ne nuk po trokasim në derën e BE-së për t’u bashkuar nesër, thjesht duam të ulemi në tryezën e negociatave. Rekomandimi i Komisionit nuk është një dhuratë, nuk është lëmoshë, bazohet në arritjet tona. Nëse perspektiva europiane errësohet dhe politika afatshkurtër triumfon mbi strategjinë afatgjatë, njerëzit do të duan të largohen.

Nëse fillojmë negociatat, është një injeksion i fortë i shpresës dhe një perspektivë e qartë për të gjithë.

Nuk është vetëm çështje për t’u bërë pjesë e BE-së, është në interes të vetë BE-së që të integrojë Ballkanin Perëndimor, një rajon që qëndron në zemër të Evropës. Ne e dimë se çfarë do të thotë luftë, ne e dimë shkatërrimin që vjen kur nuk zgjedh paqen dhe bashkëpunimin”, ka thënë Rama për gazetën gjermane.

Kujtojmë se pas pak ditësh Rama do të vizitojë Berlinin ku do te takohet me Merkel.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Te gjithe politikanet e 28 vjetve duhet ti shkojne gjyqit dhe te denohen me vdekje per Tradheti te Larte.Te tjeret qe do vijne te punojne per popullin si sherbetor te tij.Rruge tjeter nuk ka.Rrofte Shqiperia dhe Kombi shqiptar.

    Përgjigju ↓
  2. Populli shqiptar i Shqiperise kerkon te qerohet Rama nga Shqiperia duke paguar te gjitha ato pare qejfi qe ka shperdoruar ne kuriz te popullit per 5 vjet dhe jo shqiptaret.Kjo thirje qe ai i bene Europes ka qellim perjetsimin e kolltukut kryeministror dhe venjen e vizave per shqiptaret.te dy partite PS dhe PD nuk jane jeter vec organizata te strukuturuar kriminale dhe duhen nxjere jashte Ligjit.

    Përgjigju ↓