SHËNDET

Sëmundjet që shëron dardha

18:37 - 21.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dardha, me përbërjen pak të kokrriztë e shumë të ëmbël, konsiderohet një frut i preferuar nga masa. Por nga ky frut mund të parandalohen edhe një sërë sëmundjesh. Shumë studime kanë evidentuar se dardha është një frut me vlera të larta ushqyese, që e ndihmon organizmin në disa aspekte:




1-Dardha njihet për efekte qetësuese, kryesisht kundër djegieve të stomakut, gastriteve, kolitit apo kundër problemeve me zorrën e trashë.

2-Gjethet e dardhës përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare.

3-Dardha ka veti diuretike, që ndihmon në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, që ndihmon së tepërmi personat që vuajnë nga artriti urik.

4-Ky frut ul kolesterolin në gjak.

5-Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve.

6-Dardha përmban një sasi mjaft të pasur me vitamina A, C, K, B2, B3 dhe B6. gjithashtu ky frut lidhet dhe me parandalimin e osteoporozës.

7-Me lëngun e dardhës mund të qetësoni fytin e irrituar nga kolla.

8-Dardha është shumë e pasur me fibra dhe e mbushur me veprimtari ushqimore antioksidantësh.

9-Cipa e dardhës bën mirë për pastrimin e veshkave, ndërsa lëngu që përftohet nga zierja e degëve të dardhës ndihmon në uljen e temperaturës.

10-Acidi hidroksicinamik, që gjendet tek dardha parandalon kancerin e stomakut dhe mushkërive.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.