BLUETOOTH

Vajzë apo djalë? Detajet që ju kanë shpëtuar nga postimet e Emina Çunmulajt

14:00 - 21.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Në muajin e nëntë të shtatzënisë, ja sikletet e shtatzënisë së modeles – Tashmë është në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe me shumë mundësi këto ditë do të vijë në jetë vogëlushi kaq i shumëpritur i modeles me famë ndërkombëtare dhe me origjinë shqiptare, Emina Çunmulaj. Ajo që bën më tepër përshtypje dhe që bie më shumë në sy në postimet e saj është fakti se modelja nuk ka dashur kurrsesi të zbulojë gjininë e bebushit që mban në bark. Edhe pse të shumta janë postimet e saj në ‘Instagram’ dhe në ‘Instastory’ ajo duket sikur po argëtohet me konfuzionin që i sjell ndjekësve të saj nga fakti që s’po e shpreh gjininë e bebit duke e kthyer herë pas here në kuiz me ndjekësit e saj. Por ajo që shumë prej nesh mund të ketë qenë një foto e thjeshtë apo një postim i radhës, mund për shumë të tjerë të fshehë detajin aq shumë të kërkuar prej kuriozëve për të njohur gjininë e bebit të dytë të Eminës.




Nga ata që nuk kanë arritur të shohin qartë me sy të lirë apo edhe nuk e kanë kuptuar nga forma e barkut që ka marrë modelja Emina, po ju sjellim më poshtë disa raste të fotove me disa detaje që mund t’ju sjellin më qartë zgjidhjen e kuzisit të gjinisë së bebit. Djalë apo vajzë do të jetë fëmija i dytë i modeles shqiptare Emina Çunmulaj dhe bashkëshortit të saj miliarder Sam Fahriaz, të cilët e kanë tashmë një bukuroshe të vogël të quajtur Ella. Ndërkohë që bukuroshja nuk ka hezituar të shprehë herë pas here nëpërmjet videove edhe sikletet që ka kaluar, netët pa gjumë dhe vështirësi të tjera që i sillte barku që sa vinte dhe fryhej edhe më tepër. Në videon e fundit të postuar në ‘Instastory’, modelja, ndërkohë që ndiqte një leksion në klasë është detyruar të presë me gërshërë pantallonat streçe që kishte veshur për shkak se e ngushtonin ndërsa rrinte ulur. “Sikletet e shtatzënisë”, ka shkruar mbi foton Emina. Ndiqni në fotot e mëposhtme dhe të shohim në e ‘zgjidhim’ misterin e shtatzënisë! Nga barku i rrumbullakosur dhe ngjyrat blu që ka marrë në pjesën më të madhe të fotove mund të themi se bukuroshja Emina pret ‘një djalë’. Por në fund, po jua lëmë ju ta gjeni: Është djalë apo vajzë?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.