EKONOMI

Vendimi i qeverisë, asnjë profesion i lirë jashtë TVSH

10:00 - 21.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria ka miratuar vendimin “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr.92/2014 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar ku përcakton mes të tjerash edhe një herë se profesionet e lira përfshihen në skemë nga qarkullimi zero. “Kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në për personat e tatueshëm, që ofrojnë shërbime në veprimtari ekonomike, sipas profesioneve të tilla si: avokat, noter, mjek i specializuar, dentist, dentist i specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë, pavarësisht nga qarkullimi vjetor i tyre, është zero.




Të gjithë këta janë persona të tatueshëm, të regjistruar për TVSH-në, edhe nëse kryejnë veprimtari të përjashtuar sipas ligjit” thuhet në pikën 2 të vendimit. Për shumicën e profesionistëve të lirë ky vendim nuk sjell asnjë ndryshim dhe vendimi lidhet më shumë me përfshirjen edhe një herë të avokatëve në skemë duke nisur nga xhiroja zero. Këta të fundit deri më 1 prill ishin jashtë saj nëse qarkullimin vjetor e kishin deri nën 5 milionë lekë. Më 29 dhjetor 2014, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr.92/2014 ‘Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë'” të ndryshuar. Në këtë vendim, në nenin 11 bëhen dy përcaktime, së pari që kufiri minimal i regjistrimit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar është qar-kullimi prej 5 milionë lekësh në vit, përveç rasteve që përcaktohen në pikën 2 të nenit. Pikërisht kjo pikë përcakton një listë me të paktën 18 kategori që TVSH-ja u fillon nga zero pavarësisht xhiros.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.