SPORT

Vidhet në Meksikë trofeu i Europa League

21:45 - 21.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Europa League është futur në një fazë të nxehtë, pasi ka arritur deri në fazën gjysmëfinale të turneut.




Por një rast sa i çuditshëm aq dhe interesant ka ndodhur me trofeun e kompeticionit të dytë për nga rëndësia në Kontinentin e Vjetër.

Gjatë një turi promocional në Meksikë, trofeu ka humbur gjurmë për disa kohë, pasi u bë pre e një vjedhjeje.

Por menjëherë autoritetet në Meksikë thonë se trofeu i Europa League është rikuperuar pasi u vodh në qytetin qendror të Leon.

Zyra e Prokurorisë së Shtetit Guanajuato thotë nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter se trofeu u raportua i vjedhur nga një makinë që po e transportonte atë pas një ngjarjeje të pashpjeguar në qytet.

Zyra ka postuar një fotografi të kupës së argjendtë e cila ishte vendosur mes disa rrobave.

Megjithatë nuk u dhanë shumë detaje të tjera për ngjarjen e ndodhur të premten në Meksikë.

Megjithatë tani Kupa është kthyer në duar të sigurta dhe do të jetë në dispozicion për fituesit e finales së 16 majit në Lyon.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.