AKTUALITET

Arrestohet çifti turk, tentuan të largoheshin nga Shqipëria drejt Anglisë me dokumente false

13:38 - 22.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një çift nga Turqia është vënë në prangat e policisë së kufitare, pasi kishin falsifikuar gjithçka në dokumentacionin e tyre dhe tentuan që të largoheshin nga Shqipëria.




Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga Ozan I., 21 vjeç, si dhe Elif I., 18 vjeçe. Këta shtetas do të udhëtonin në drejtim të Londrës, të cilët kishin hyrë në Shqipëri disa ditë më parë nga Turqia.

Njoftimi i policisë

Arrestohen në flagrancë nga Policia Kufitare një çift nga Turqia.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, arrestuan në flagrancë për veprën penale të parashikuar nga nenet 189/2 dhe 190/2 të Kodit Penal “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” e kryer në bashkëpunim, shtetasit:

  • Ozan I., 21 vjeç, lindur dhe banues në Turqi .
  • Elif I., 18 vjeçe, lindur dhe banuese në Turqi.

Shtetasit e mësipërm, janë të fejuar dhe janë ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në dalje, pasi janë kapur me dokumente udhëtimi angleze të falsifikuara.

Këta shtetas do të udhëtonin në drejtim të Londrës, të cilët kishin hyrë në Shqipëri disa ditë më parë nga Turqia.

Dokumentet e falsifikuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.